Festat e fundvitit edhe këtë vit nuk mund të shmangnin krijimin e një trafiku të rënduar në rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës. Këto janë pamjet e rrugëve të Shkodrës tre ditë para festës së Vitit të Ri.
Një ndikim në rëndimin e trafikut në rrugët kryesore ka edhe ardhja e emigrantëve të ciliët vijnë në Shqipëri, për të qënë pranë familjeve të tyre në natën e vitit të ri. Një situatë e tillë vijon që në javët e para të muajit dhjetor, festën e Krishtlindjes e ndërsa vijon ende edhe sot që na ndajnë vetëm pak ditë nga festa e fundvitit.
Trafiku i rënduar pritet ta shoqëroje Shkodrën, deri në ditët e para të Janarit të vitit që vjen, kur nis edhe largimi i emigrantëve. Ndërkohë Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur gatishmërinë dhe vigjilencën me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore si dhe për menaxhimin e trafikut për shkak edhe të fluksit të shtuar të automjeteve në prag të festave të fundvitit.