Orët e para të mëngjesit e kanë gjetur Rrugën e Kombit në një trafik të rënduar. Shkak për këtë janë bërë turistët shqiptarë të Kosovës të cilët si çdo vit zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar.

Situata me trafikun është më problematike në aksin Morinë- Kukës, duke pasur dhe bllokime të herëpashershme të qarkullimit rrugor. Ndërkohë aksi tjetër që të çon nga Shqipëria në Kosovë është thuajse totalisht i lirë.

Edhe në këtë javë të fundit të gushtit fluksi i shqiptarëve të Kosovës është i madh për të pushuar pranë brigjeve shqiptare. Plazhet të cilat ata preferojnë për të kaluar pushimet janë kryesisht Velipoja, Shëngjini, Durrësi apo Vlora.

Vetëm 3 ditë më parë kryeministri Rama bëri me dije se vetëm në gusht Shqipëria kapi një shifër rekord të turistëve, pasi vetëm brenda 20 ditëve të para të muajit hynë 1 milion turistë me pasaporta të huaja. Por kryeministri gjithashtu dha edhe një lajm të mirë për turistët të cilët vijnë nga Kosova dhe hasin trafik në Rrugën e Kombit. Rama tha se 7 ura do të ndërtohen së shpejti në këtë rrugë dhe se do i jepet fund vargut të makinave si dhe aksidenteve të shpeshta.

Artikulli paraprak2014-2018/ SHQIPTARËT SHPENZUAN 144 MLN EURO PËR RIKONSTRUKSIONIN E BANESAVE DHE BIZNESEVE
Artikulli tjetërMETA MESAZH PËR RAMËN NGA GJIRI I LALZIT: EDHE PSE DETI ËSHTË ZGJUAR NERVOZ SOT, SHPRESOJMË TË REFLEKTOJË!