Policia italiane ka goditur një rrjet të fuqishëm të trafikut kokaine nga Holanda. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane që shkruajnë se gjatë një operacioni janë arrestuar 3 persona.
Në pranga ranë dy shtetas spanjollë rreth 60 vjeç që kishin pasaportë zvicerane dhe shqiptari Ferro Hoxha, 32 vjeç.
Gjithashtu një tjetër shqiptar është shpallur në kërkim. Krerët e bandës ishin shqiptarët, të cilët kishin punësuar dy të moshuarit për të mos tërhequr vëmendjen e policisë.
Të paktën një herë në muaj udhëtonin për në Holandë ku siguronin 2 kilogramë kokainë për të furnizuar tregun e Milanos dhe Lekos. Gjatë kthimit për në Itali, ata e fshihnin drogën në disa pjesë të modifikuar të makin
ës së tyre.