Tetë shqiptarë janë arrestuar nga policia në Brighton pasi merreshin me trafik të kokainës, e klasit A.

Operacioni është zhvilluar të martën dhe të mërkurën në disa zona dhe qëllimi i policisë ishte goditja e rrjetit të shqiptarëve. Në pranga kanë përfunduar: Ramazam Capa, 21 vjeç; Genti Capa, 26 vjeç; Ndriçim Xhepha, 28 vjeç; Gledis Osmani, 21 vjeç; Mevlan Dema, 34 vjeç; Leonard Dema, 35 vjeç; Klinton Dani, 23 vjeç dhe Kadri Dema, 23 vjeç. Nga hetimet ka rezultuar se të gjithë shqiptarët merreshin me trafikun e kokainës. Gjatë operacioni është sekuestruar kokainë në vlerë mijëra paund, para të gatshme si dhe disa automjete. Mevlan Dema dhe Leonard Dema akuzohen edhe për pastrim parash. “Ne kishim në shënjestër një grup individësh të komunitetit shqiptar, të cilët janë të përfshirë në trafikun e kokainës, të cilësisë më të lartë”, ka thënë Nev Kemp, shefi i policisë në Brighton.

Artikulli paraprak10 QERSHORI, FESTOHET DITA E ARTIZANATIT DHE ZEJTARISË
Artikulli tjetërAKSIDENT ME MOTOR NE BELTOJË, NË GJENDJE TË RËNDË 51-VJEÇARI