Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi është kapur me lëndë narkotike.

Mësohet se shqiptari është kapur me 31 pako, me 37 kg e 466 gram, marijuanë, si dhe 510 euro e 1 celular në automjetin e tij. Droga është sekuestruar në një operacion të zhvilluar pranë Kapshticës. Agjentët grekë të antidrogës kishin siguruar informacion për një ngarkesë droge që do të trafikohej nga Shqipëria në Greqi, e për këtë kanë ndjekur një automjet që e kanë ndaluar në vendin e quajtur “Polimilo”, në rrugën “Egnatia”. Shqiptari 34-vjecar është arrestuar nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ndërkohë që mësohet se destinacioni i drogës ishte Athina. 

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakLG G5, REVOLUCION NË BOTËN E SMARPHONE-ëve
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 22.02.2016