Një grup që merrej me vjedhjen e traktorëve, trajlareve dhe mjeteve të tjera të shtrenjta të fermave është goditur nga policia italiane, ndërsa sendet e vjedhura shiteshin në tregun e zi në Shqipëri.

Karabinierët në Borgo Panigale kanë zbuluar një zinxhir kriminal që fillonte nga Ballkani dhe përfundonte në Itali. Banda përbëhej kryesisht nga shqiptarë, ndërsa janë lëshuar 9 urdhër arreste, ndërsa gjithsej janë 14 persona të dyshuar. Hetimet kanë nisur në janar të këtij viti nga prokuroria e Bolonjës. Të paktën 30 vjedhje (e fundit e ndodhur pak ditë më parë) i atribuohen grupit kriminale, i cili zhvillonte aktivitetin në fshatrat e Bolonjës, Modenas dhe Ferraras, por edhe në Pordenone dhe Aleksandri. Urdhrat jepeshin nga Shqipëria sipas mediave italiane. Mallrat e vjedhura kalonin nga Adriatiku me kamionë së bashku me mallra të tjera të rregullta duke përdorur portin e Ankonës dhe Barit. Vlera e materialeve të vjedhura përllogariten në shumën e 3 mln eurove.

Artikulli paraprakARRESTOHEN 2 SHQIPTARË TË KOSOVËS, DYSHOHET SE PO PLANIFIKONIN SULME TERRORISTE
Artikulli tjetërVETTINGU, REUTERS: VENDIMI I KUSHTETUESES HAP RRUGËN PËR NISJEN E BISEDIMEVE ME BE