Trafikantët pikasin policinë dhe hedhin në det 2 çanta me kanabis
Roja Bregdetare ka gjetur afërsi të ishullit të Sazanit dy çanta të mbushura me lëndë narkotike të llojit kanabis. Dyshohet se trafikantët sa kanë pikasur policinë dhe kanë hedhur në det drogën, duke u larguar menjëherë. Policia bën të ditur se po kontrollohet zona për skafin dhe sasi të tjera të drogës. Operacioni vijon ende në bashkëpunim me rojen bregdetare shqiptare, policinë dhe rojen bregdetare italiane.