Një 24 vjeçar shqiptar përfundoi në prangat e policisë italiane, pasi u arrestua për lëndë narkotike.
I riu me iniciale S.S, banues në Brescia, dhe i njohur për policinë, u arrestua dje në mëngjes si korrier droge. Ai po udhëtonte me Mercedes në autostradës A14 në territorin e Andria, ku për shkak të shpejtësisë së lartë të makinës, u ndalua për kontroll.
Qëndrimi i tij nervoz, bënë që policia të ushtronte kontrolle të mëtejshme të mjetit dhe falë “bashkëpunimit” të një qeni antidrogë të policisë së Barit, u gjetën 5 km kokainë e pastër brenda makinës si dhe një shumë e madhe parash prej 100 mijë eurosh në kartëmonedha të ndryshme.
I riu shqiptar i tha policisë se nuk kishte asgjë për të thënë dhe se nuk ishte në dijeni të transportit të veçantë. Ai ka refuzuar të japë informacione të mëtejshme në lidhje me origjinën e kokainës dhe destinacionin, një praktikë e njohur kjo për korrierët e drogës’
Mediat lokale italiane shkruajnë se kokaina mund të ketë ardhur nga Shqipëria dhe se ajo mund të ketë qenë pjesë e një peshe më të madhe që i ka shpëtuar kontrollit të policisë. Lënda narkotike shkarkohet nga trafikantët kryesisht në veri të Barit.
Kokaina do të sillte në treg një përfitim prej 1 milion euro.