Një 32-shqiptar, i dënuar me tre vite dhe dhjetë muaj e 24 ditë burg për posedim të gati një kg drogë dhe kartëmonedha false, është arrestuar gjatë natës nga policia italiane në Torino, raportojnë sot mediat vendase.

Sipas policisë bëhet me dije se i arrestuari është, Pllumb Xhixhia, i cili ishte pjesë e një organizate shqiptare, që importonte drogë nga Europa Veriore në Itali, raporton La Repubblica. Efektivët e policisë vunë re një makinë tip “Smart” që ecte me shpejtësi në rrugën Monginevro, në drejtim të qendrës së qytetit. Efektivët u vunë në ndjekje të mjetit që bënte manovra të rrezikshme në rrugë dhe kalonte me semaforë të kuq me shpejtësi. Në rrugën “Lancia”, drejtuesi i mjetit braktisi mjetin dhe tentoi të largohej në këmbë, por u ndalua nga policia. Në bordin e makinës ishte dhe një vajzë pa precedentë penale dhe që nuk kishte lidhje me krimin. Xhixhia ishte i dehur. Ai u hoq sikur ishte shtetas italian duke u treguar policëve dokumente falso, por kur e kuptoi që agjentët nuk i besuan tentoi t’ia mbathte, por u ndalua sërish. Hetimet për këtë organizatë që merrej me trafikun e drogës, pjesë e së cilës ishte edhe shqiptari 31-vjeçar, ka nisur nga dhjetori i vitit 2013 dhe deri atëherë janë arrestuar 25 persona. Gjithashtu, janë sekuestruar armë dhe municione 135 kg marijuanë, kokainë dhe heroinë, si dhe mbi 200.000 euro KESH. Qershorin e kaluar, gjykatësi i Gjykatës së Torinos ka lëshuar një urdhër për paraburgim për shtatë persona, përfshirë edhe Pllumb Xhixhiën, që deri një ditë më parë ishte në arrati.

Artikulli paraprakSHPËRTHEN BOMBOLA E GAZIT NË LOKALIN E PLAZHT, TRE TË PLAGOSURA
Artikulli tjetërNUK PËRBALLUAN HUMBJEN E TË AFËRMVE, TRE PERSONA VDESIN NGA ATAKU NË ZEMËR