Një trafikant shqiptar droge ka qëlluar me armë mbi një patrullë të policisë greke të Igumenicës paraditen e sotme.

Efektivët e policisë tentuan të ndërhyjnë, kur një automjet po ngarkonte një ngarkesë prej 100 kilogramë marijuanë. Droga ishte kaluar nga trafikantët nëpërmjet kufirit të gjelbër. Në momentin e ndërhyrjes së policisë, trafikanti ka hapur zjarr dhe më pas është larguar në këmbë, në drejtim të tokës shqiptare. Nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar. Në identifikimin dhe kapjen e autorit është angazhuar tashmë edhe Policia Shqiptare.

Artikulli paraprakKJO ËSHTË ARSYEJA PSE UKRAINA NUK E NJEH KOSOVËN
Artikulli tjetërBASTET, KUNDËR TRUMP. GJITHSESI, “BOOKMAKERS”-AT ANGLEZË IA SHTOJNË MUNDËSITË