Në dy vite e gjysëm një program i UNICEF për trafikimin e qënieve njerëzore në Shqipëri ka arritur që të identifikojë në Shkodër, Dibër, Kukës, Tiranë, Elbasan dhe një zonë të Vlorës 12682 individë të rrezikuar apo persona të trafikuar në forma të ndryshme që marrin shërbime. Një gjë të tillë Sonila Pema, menaxhere e programit antitrafik të UNICEF Albania shprehet se janë afro 140 persona të trafikuar për herë të parë ose viktima të mundshme të trafikimit prej të cilëve 21 në Shkodër. Shifrat u bënë të ditura gjatë një trajnimi të UNICEF me gazetarët e Shkodrës.

Rreth 300 persona të trafikuar apo viktima të mundshme trafikimi mes të cilëve edhe fëmijët e këtyre shtetasve kanë marrë shërbim të drejtpërdrejtë dhe janë riintegruar në shoqëri duke arritur t’i shpëtojnë kthetrave të trafikimit.

Ajo që mbetet një shqetësim për UNICEF dhe organizata të tjera janë shifrat e ulta të dënimeve të trafikantëve të qënieve njerëzore nga gjykatat shqiptare.

Menaxherja e programit antitrafikim të UNICEF tregon rastet më të shumta trë trafikimit të qënieve njerëzore në Shqipëri.

UNICEF përmes një plani menaxhimi kombëtar i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të miratojë një ligj të posaçëm për viktimat e trafikimit derisa sa të riintegrohen duke qenë se një ligj i tillë mungon në vendin tonë.

 

Artikulli paraprakRRUGËT E SHKODRËS MBUSHEN ME GROPA
Artikulli tjetërSHKODËR, MASHTRUAN NJË 72-VJEÇAR, NË PRANGA 2 SHTETAS