Trafikimi i qënieve njerëzore, u prezantua përmes fotove të realizuara nga fëmijet në Lezhë. Ekspozita sensibilizuese e titulluar “Trafikimi në sytë e fëmijeve”, bëri bashkë përfaqësues të institucioneve, organizata, nxënës shkollash dhe komunitetin, të cilët dhanë mesazhet e tyre ndërgjegjësuese në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore.

Lezha ka dy qendra për strehimin e viktimave të dhunës dhe përsonave të braktisur, të cilat kanë dhënë impakt mjaft pozitiv në frenimin e trafikimit të qënieve njerëzore.

Simboli i këtij aktiviteti në kuader të muajit antitrafikim ishte edhe “Zemra blu”, e cila perfaqeson trishtimin e atyre që trafikohen, duke kujtuar “zemrën e ftohtë” të atyre që blejnë dhe shesin qeniet njerëzore, ndërsa gjatë viteve të fundit qarku i Lezhës fatmiresisht nuk ka patur raste të trafikimit.

Artikulli paraprakRAMA RRËFEN PERIPECITË PAS OPERACIONIT NË QSUT: TË NESËRMEN DUHET TË RRIJA NË KËMBË PËR TË PRITUR SULLTANIN
Artikulli tjetërBENET BECI: PREJ DY DITËSH KA NISUR PUNA PËR TRANSFORMIMIN E ZDRALES