Trafikonin 78 kg kanabis në këmbë drejt Greqisë, në pranga 2 shqiptarë

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke në kufi pasi po transportonin në këmbë 78 kg lëndë narkotike të llojit kanabis. Policia greke ka sqaruar se në pranga, në afërsi të Igumenicës, kanë rënë dy 26 vjeçarë nga Shqipëria emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur. 26-vjeçarët u arrestuan dje në zonën pyjore të njohur si Kestrini Thesprotia. Ata e kishin futur sasinë e drogës në çanta, dhe duke i mbajtur mbi shpinë kërkonin t’i fusnin në shtetin fqinj. Sipas policisë greke, lënda narkotike ishte ndarë në 43 pako e sistemuar në 3 çanta.

Artikulli paraprakI SHPËRTHEU CIGARJA ELEKTRONIKE NË XHEP, PËSON DJEGIE TË SHKALLËS SË TRETË
Artikulli tjetërKONFIRMOHET MAZHORANCA, AMNISTIA MIRATOHET ME 84 VOTA, OPOZITA IKËN