Policia italiane ka shkatërruar një grup të strukturuar kriminal me aktivitet në trafikun e drogës në territorin e rajonit të Puglias.
Operacioni u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm (30 nëntor) dhe në pranga kanë rënë 20 persona, shumica prej të cilëve shqiptarë.
Operacioni i përbashkët i trupave të antidrogës u ekzekutua në provincat e Chietit, Genovas, Campobassos e Foggias.
Të arrestuarit akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje e pjesëmarrje në krim të organizuar.
Droga trafikohej nga Shqipëria, Hollanda e Sllovenia. Baza territoriale e këtij grupi kriminal ishte komuna e Sal Salvos e Vasto, një udhëkryq i njohur i trafikut të drogës.
Operacioni është ekzekutuar me urdhër të Prokurorisë së Aquilas e nën hetimin e Antimafias Italiane.
Operacioni i koduar “Evelin” ka vënë hetim dhe 37 persona të tjerë, italianë rumunë e shqiptarë, ndaj të cilëve është ushtruar kontroll në banesa.