Autoritetet italiane kanë shkatërruar një grup kriminal italo-shqiptar me aktivitet në trafikun e emigracionit klandestin.

Operacioni i koduar “Taken” vuri në pranga 4 shqiptarë e 4 italianë. 18 persona të tjerë janë vënë nën hetim të lirë në territorin e Xhenova, Imperia, Savona e Palermo.

Kundrejt shumave nga 1000 deri në 12,000 euro ata siguronin karta identiteti të falsifikuara për qytetarë shqiptarë që përmes Xhenovas, Imperias e Savonës i shoqëronin të mbërrinin në Zvicër e deri në Britaninë e Mahde.

Ky grup kishte krijuar dhe një degë bashkëpunimi me disa siçilianë në Palermo të cilët kishin si detyrë të krijonin identetet e rreme e të përgatisnin materialet e falsifikuara si për kartat e identieteti ashtu dhe për pronësi automjetesh, kartash telefoni, banesa etj duke ncjerrë një përftim prej disa mijërash eurosh në muaj.

Hetimet e operacionit nisën në vitin 2018 pas një grabitje të armatosur në një sallë videolojërash ku u arrestuan si autorë një burrë e një femër dhe zbardhën më tej lidhjet e tyre e aktivitetin kriminal të këtij grupi në trafikun e emigracionit klandestin.

Artikulli paraprakHELMIMI I 60 PERSONAVE NË GJIMNAZ, POLICIA PROCEDON PENALISHT DY NXËNËS
Artikulli tjetërDYSHOHET SE PËRDHUNUAN NJË 19-VJEÇARE, SHOQËROHEN DY DJEM