Policia e Fierit ka vënë në pranga dy të rinj nga Tirana për trafikim të klandestinëve.
Unifomat blu fillimisht kanë vënë në pranga Mikel Hoxhën, 25 vjeç, banues në Tiranë.
Në njoftimin e policisë thuhet se “arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen ‘1Maji’ Fier, është kapur me automjetin e tij tip ‘Opel’ duke transportuar 4 shtetas sirianë të cilët kanë hyrë në kufirin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.”
Ndërkohë në lagjen “Sheq i Madh” në Fier u arrestua edhe Xhuljan Bullari, 22 vjeç, banues në Tiranë.
Ai u kap duke transportuar 3 shtetas Sirianë me automjetin e tij tip “Lancia”, të cilët kishin hyrë në kufirin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri”.