Trafikonin kokainë, 44-vite burg për ish-futbollistet shqiptare

Një bandë e krimit të organizuar të udhëhequr nga dy futbollistët profesional shqiptarë u burgosën në total me 44 vite, pasi u kapën me kokainë me vlerë 2 milionë euro. Tregtarët shqiptar të drogës u kapën nga oficerët e infiltruar të policisë pasi blenë dërgesën prej 20 kilogramësh në Peterborough dhe e çuan atë në një shtëpi të sigurt në qendër të Londrës. Bëhet fjalë për Amarildo Fufi, 25-vjeç, Basim Berberi, 31-vjeç dhe Mario Xhafa, 26-vjeç. Fufi dikur ka luajtur me skuadrën e Partizanit, Berberi bënte pjesë në kombëtaren shqiptare, ndërsa Xhafa bënte pjesë në një skuadër italiane të Serisë C. Ata u arrestuan pasi i shitën paketa kokaine dy klientëve më 1 shtator të vitit të kaluar. Të tre, së bashku me Kamado Dishan, 27 vjeç, u deklaruan fajtorë për shpërndarje droge. Detektivët e gjetën pjesën tjetër të drogës në një shtëpi në Finchley, në veri të Londrës dhe konfiskuan një total prej 116.000 £ në para të thata. Dënimet e anëtareve të grupit Amarildo Fufi u dënua me 16 vite burg Basim Berberi u dënua me 12 vite burg Mario Xhafa u dënua me 8 vite burg Kamado Dishan u dënua me 8 vite burg

Artikulli paraprakSHPËRTHIMI NË RUSI, SIPAS MEDIAVE IDENTIFIKOHET AUTORI
Artikulli tjetër23-VJEÇARI KAPET NGA POLICIA ME ARME PA LEJE