Një 58-vjeçar me iniciale M. Xh., nga Tirana ka rënë në prangat e policisë dhe do të ekstradohet drejt Italisë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për shkak se Gjykata e Napolit ka vendosur ndaj tij një masë sigurie ‘Arrest me burg’ pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Në vitin 2016, 58-vjeçari dyshohet se ka qenë pjesë e një organizate kriminale e cila merrej me trafikim të lëndëve narkotike nga Holdanda drejt Italisë.

Policia njofton se veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi do të kryhen nga ZQK Interpol Tirana.

Artikulli paraprakDORËHIQEN 229 PUNONJËS, SHKARKOHEN E NDËSHKOHEN 567 TË TJERË
Artikulli tjetërME PLUG E TRAKTOR RISILLET PORTRETI I DA VINÇIT