Edhe pse jemi ende në muajin Maj dhe fluksi I lëvizjeve duhej të ishte ende normal dhe I përballueshëm, në Shkodër lëvizja po bëhet çdo ditë dhe më e vështirë për shkak të bllokimit të qarkullimit. Gjatë kësaj periudhe ka patur një numër të shtuar të turistëve që kanë zgjedhur të vizitojnë qytetin e Shkodrës, të ndikuar ndoshta edhe nga hapja më herët e sezonit turistik. Duke nisur nga hyrja e qytetit e deri në qendër, fluksi I shtuar I mjeteve ka ngadalësuar qarkullimin duke drejtuesit e mjeteve që presin edhe disa minuta për të vazhduar normalisht lëvizjen e tyre.
Kryesisht gjatë fundjavave, lëvizja bëhet më e vështirë pasi shumë qytetarë zgjedhin të pushojnë në Velipojë apo edhe në zona të tjera larg qytetit, duke bërë që në hyrje të qytetit të paralizohet lëvizja në një pjesë të mirë të ditës. Ndërkohë, nuk mungojnë as partullat e policisë rrugore të cilat bëjnë të mundur lëvizjen e mjeteve.