Trafiku i armëve me postë, ja kush është autori i dytë
Identifikohet autori i dytë i dyshuar si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të armëve. Ai është shtetasi Neritan Faria, 42 vjeç, banues në Shijak. Faria është fqinj me Sajmir Çullhajn. Policia e ka shpallur në kërkim 42 vjeçarin, i cili dyshohet si autori kryesor i tentativës për trafikun e armëve nëpërmjet pakove të postës nga Shqipëria në drejtim të Britanisë së Madhe. Pjesët e armëve automatike kallashnikov ishin mbështjellë me rroba dhe destinacioni i tyre përfundimtar ishte Britania. Ndaj tij ka dëshmuar sot edhe i arrestuari Çullhaj, i cili ka deklaruar se ishte ai që i kishte dhënë porosi për të dërguar pakot në postë.