Në orët e para të mëngjesit të se merkures policia italiane e qytetit të Olbias në bashkëpunim me atë të Kaljarit në provincën e Sardenjës ka ekzekutuar sot urdhër arrestimin ndaj 13 personave të akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës mes Italisë-Holandës e Shqipërisë.

Sipas policisë italiane kjo organizatë kriminale funksiononte mbi bazën e një strukture piramidale e ndërtuar nga krerët drejtues, nivele ndërmejtëse, korrierë e trafikantë rruge. Personat e arrestuar janë të nënshtetësisë shqiptare, italiane e rumune. Hetimet këtij operacioni kanë nisur në verë të vitit 2013 në koordimin me drejtorinë antimafia të qytetit të Kaljarit, të cilat kanë zbuluar një organizatë kriminale që importonte në Itali e kryesisht në tregun e Kosta Smeraldës sasi të mëdha droge të tipit kokainë, heroinë e marijuanë. Organizata kriminale e trafikut ndërkomëtar të drogës Itali-Hollandë-Shqipëi ishte e përbërë nga 23 persona, 6 prej të cilëve gjënden aktualisht të dënuar nga drejtësia italiane. Prej vitit 2013 e deri më 2015 Policia italiane ka sekuestruar 18 kg kokainë, 4 kg heroinë e 1 kg marijuanë me vlerë tregu rreth 2 milionë euro. Janë sekuestruar gjithashtu dhe një pistoletë e kalibrit 6.35 e cila ka rezultuar e vjedhur, 30 mijë euro cash, e disa makina luksoze.

Artikulli paraprakGJYQTARËT DHE PROKURORËT E SHKODRËS DORËZOJNË ARMËT
Artikulli tjetërRAPORTI I DROGËS: SHQIPËRIA NGELET NJË NGA PRODHUESIT MË TË MEDHENJ NË EUROPË