Policia e Shkodrës ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike, ka  arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe ka nisur procedimin në gjendje të lirë 4 të tjerë.

Burime zyrtare nga policia lokale bëjnë me dije se në kuadër të një operacioni të ndërmarrë në fshatin Rrenc, Njësia Administrative Gur i Zi, Shkodër, u gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 87 kubikë të kultivuara në gota plastike dhe kuti polesteroli. “Lidhur me këtë rast nga Drejtoria Vendore Shkodër ka filluar ecurinë disiplinore, si dhe do të kryhen veprimet nga SHÇBA dhe Drejtoria e Standardeve Tiranë, për punonjësit e policisë: shef Seksioni për Hetimin e Krimeve, Komisar S. B., , për shkelje të lehtë të disiplinës; shef i Policimit në Komunitet, Komisar I. H., për shkelje të lehtë të disiplinës; referent i SPZ, nënkomisar E. Sh., për shkelje të rendë të disiplinës; specialist për Hetimin e Krimeve Nënkomisar Arben Hoxha, për shkelje të rendë të disiplinës; ndihmës specialist SPZ në zonën Gur i Zi, Inspektor Eduard Mandia, i cili u pezullua paraprakisht nga detyra”, sqaron policia.

Artikulli paraprakPOLIKLINIKA, PRISHET APARATURA, SKA MË RADHË SIPAS NUMRIT
Artikulli tjetërKOLEGJI TURK ORGANIZON PANAIR SHKENCOR