Trafiku në Shkodër ishte i rënduar edhe këtë fillim maji, ku që në nisje të sezonit turistik duke se ky problem nuk do të marrë ndonjëherë zgjidhje përfundimtare.
Rrezet e diellit, por edhe kekuptimi që shkodranët kanë për 1 majin duke e konsideruar si festë, ka bërë që e hëna të jetë një ditë mundësi e mirë pushimi, por edhe për t’u argëtuar me familjen apo me miqte. Gjatë orëve të pasditës hyrja në Shkodër u kthye në një kaos, gjë e cila solli edhe mbërritjen e forcave të policisë rrugore, për të mbajtur situatën nën kontroll.
Jo vetëm në nisje të sezonit turistik, por në çdo kohë të vitit Shkodra është e destinuar të vuajë praninë e trafikut. Mungesa e rrugëve alternative në hyrje dhe në dalje të qytetit bën që lëvizja e automjeteve të vështirësohet. Jashtë kamerës së Star Plus, drejtuesit e automjeteve i bëjnë pael institucioneve të rrinë në gatishmëri ose të bëjnë një plan të mirëstudiur në mënyrë që Shkodra të mos quhet më “Qyteti i Trafikut”.