Fillimi i gushtit ka shtuar lëvizjet e automjeteve në qytetin e Shkodrës. Pikat kryesore ku trafiku është rënduar janë dalja e qytetit, si dhe ardhja e automjeteve nga pikat kufitare të Hanit të Hotit dhe Muriqanit.
Shefi I qarkullimit rrugor në Shkodër, Valmir Nikolli, shprehet se këto janë pikat kryesore të përqëndrimit të numrit më të madh të automjeteve. Policia rrugore tashmë ëhstë në terren për të normalizuar situatën.
Nikolli tha se këtë sezon veror strategjia nuk janë gjobat, por këshillimi I të gjitë drejtuesve të automjeteve.
Nikolli ka disa këshilla për drejtuesit, në mënyrë që gjithaçka të shkoj në rregull.
Pjesa më e madhe e automjeteve vijnë nga pikat kufitare, për t’u drejtuar në vazhdim në zonat bregdetare.
Stina e verës risjell si çdo vit radhët e gjata në trafiku, mes temperaturave të larta.