Trafiku rrugor në Shkodër ka një menaxhim të ri duke shtuar numrin e efektivëve në pjesët kryesore të qytetit. Një gjë të tillë e bën të ditur shefi i seksionit të trafikut rrugor në policinë vendore të Shkodrës komandant Endrit Neziri. Për shkak të shtimit gjithnjë e në rritje të numrit të automjeteve, është menduar që në akset kryesore të ketë një numër më të lartë polices.
Një shqetësim mbeten edhe mjetet e transportit që lëvizin në qytet për të cilat janë zhvilluar disa takime mes policisë dhe bashkisë Shkodër për zgjidhjen e këtij problem.
Mungesa e semaforëve për orientimin e trafikut rrugor në Shkodër ka detyruar policinë vendore që të angazhohet me një numër të shtuar efektivësh. Kjo për të shmangur aksidentet rrugore të cilat janë kthyer në një shqetësim edhe në zonat kryesore të qytetit.
https://youtu.be/E2SZ0w3z9Vc