Autoritetet turke kanë sekuestruar 1.2 ton kanabis dhe 550 mijë pilula ekstazie në Stamboll në tre operacione, ndërsa kanë arrestuar shtatë persona, nga të cilët pesë janë shqiptarë.

Të arrestuarit janë; S.A. 25-vjeç, S.D. 34-vjec, E.H. 43, G.A. 34, S.G. 32, M.E. 39 dhe S.S.Ç. 37-vjeç. Sipas medieve turke kanabisi ishte trafikuar nga Shqipëria me një kamion.

Trafikantët kishin fshehur kanabisin brenda 100 thasëve me ushqim për kafshët. Ata ishin vendosur në monitorim prej disa muajsh nga autoritetet turke, që ndërhyn në momentin që shqiptarët e shkarkuan kanabisin në një depo të fshehur.

Ndërkohë që 550 mijë pilulat me ekstazi ishin trafikuar nga Holanda, operacioni i parë u zhvillua në 20 prill, ndërsa dy të tjerët dje duke sjellë edhe arrestimin e shtatë personave në total bashkë me drogën nga Shqipëria.

Artikulli paraprakADOLESHENTI I ZHDUKUR GJENDET I VRARË NË PYLL
Artikulli tjetërE REJA HUMB JETËN SAPO HIPËN NË TAKSI