Muajin e ardhshëm pritet të nis gjyqi për gjashtë trafikantët shqiptarë që furnizuan disa qytete gjermane me kokainë të cilën e sillnin nga Ekuadori nëpërmjet ngarkesave me banane
.
Të arrestuar janë Emiljan Hysenaj, 38 vjeç, Klajdi D, 25 vjeç, Dashamir Ndoi, 34 vjeç, Dario Lame, 22 vjeç dhe Alberto K, 40 vjeç dhe Albert Kochsiek, I cili cilësohet si koka e bandës.
Grupi kontrollohej dhe drejtohej, nga Hamburgu, ku njëri prej të akuzuarve kryesorë, Dario L. kishte marrë një banesë me qira. Në këtë banesë hetuesit gjetën edhe fletëngarkesa për banane.
Dario Lame supozohet të jetë marrë me logjistikën e bandës, kurse Klajdi D. (25 vjeç) merrej me organizimin e marrjes së kokainës nga magazinat.
Hetuesia i kishte survejuar pjesëtarët e bandës teksa studionin depot e magazinimit ku do të bënin marrjen e kokainës. Veç kësaj ishin përgjuar edhe biseda nga takimet e anëtarëve të bandës në një kafene të Hamburgut.
Në prill 2018 u kontrolluan apartamente banimi në Ahrensburg, Hamburg dhe Hannover, ku u gjetën dy pistoleta dhe mbi 30 mijë euro cash.
Kjo bandë ka vepruar në midis shtatorit 2017 dhe prillit 2018 me bazë në Hamburg dhe ka trafikuar mbi 1.8 ton kokainë me vlerë mbi 400 milionë euro.
Sipas mediave gjermane, trafikantët vinin enkas nga Shqipëria. Ata udhëtonin nga Shqipëria për të tërhequr drogën nga magazinat e kompanisë Greenyard e më pas ktheheshin përsëri në Shqipëri për të mos u identifikuar nga policia.
Në Gjermani ky operacion u cilësua si një nga më të mëdhenjtë pasi u përfshinë rreth 500 hetuesve dhe policë.
Te arrestuarit
Alberto Kochsiek 40 vjeç
Albert K.,
Emiljan Hysenaj, 38 vjeç
Klajdi D, 25 vjeç
Dashamir Ndoi, 34 vjeç
Dario Lame, 22 vjeç