Policia e Durrësit ka arrestuar 3 persona për vepra të ndryshme penale.

Mësohet se ka rënë në pranga Elton Hasa 24 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim Seid Hasa 63 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasen Enkelejda Seitaj
si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Fatos Hasa , për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim.

Artikulli paraprakNESËR DITËLINDJA E PD/ BASHA FTON DEMOKRATËT NË SELI
Artikulli tjetërELON MUSK: PO MENDOJ TË LË PUNËT E TË BËHEM INFLUENCUES NË MEDIAT SOCIALE