Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe rreth 300 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi në një depo karburanti në Nagorno-Karabakh në Azerbajxhan. Sipas BBC-së, 300 të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa dhjetëra prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën.
Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit, por autoritetet vendase janë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit. Azerbajxhani dhe armenët etnikë janë pajtuar për një armëpushim të menjëhershëm, pasi udhëheqja de facto e enklavës së banuar kryesisht me armenë etnikë, pranoi propozimin e misionit paqeruajtës rus dhe u pajtua për bisedime lidhur me “riintegrimin” e territorit brenda Azerbajxhanit.
Azerbajxhani dhe Armenia kanë zhvilluar dy luftëra për kontrollin e rajonit të shkëputur, me luftën e fundit që u zhvillua para tre vjetësh.