Reperi Drakeo the Ruler ka humbur jetën në moshën 28-vjeçare pasi u godit me thikë në prapaskenë në një festival në Los Angeles. Reperi i “Talk to Me” ishte planifikuar të performonte në festivalpara goditjes me thikë të së shtunës mbrëma.

Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të L.A., një burrë u transportua në një spital lokal në gjendje kritike, pasi u godit me thikë. Dy burime konfirmuan për “PEOPLE” se njeriu i transportuar nga festivali ishte Drakeo the Ruler. Fillimisht ishte raportuar se reperi ishte plagosur rëndë, më pas u mësua se ai ishte ndërruar jetë, ndërsa ende nuk dihen arsyet e sulmit.Pak pas orës 22:00, të pranishmit u lajmëruan se festivali kishte përfunduar herët përpara se 50 Cent dhe Snoop Dogg të ishin në gjendje të performonin.

“The Once Upon a Time in L.A. Fest po përfundon herët. Të gjitha shfaqjet tani kanë përfunduar”, thuhej në një deklaratë nga organizatorët e festivalit. Drakeo – përgjegjës për “Impatient Freestyle” dhe mixtape Cold Devil – u lirua në vitin 2019 nga akuzat për vrasje të rëndë dhe tentativë vrasje pas vrasjes së një 24-vjeçari në vitin 2016, sipas “The Los Angeles Times”. Ai u lirua nga paraburgimi në nëntor të vitit 2020 pasi arriti një marrëveshje për pranimin e fajësisë.

Artikulli paraprakGJETI GJILPËRËN NË KASHTË, JA KUJT JA DHURON MUNDËSINË E TELEFONATËS SARAH
Artikulli tjetërSOT NIS SAMITI I ‘OPEN BALKAN’ NË TIRANË, PRITET TË MBËRRIJNË VUÇIÇ E ZAEV