Tragjedi në Jemen, 155 të vdekur dhe mbi 500 të plagosur .Shkak një sulm ajror gjatë një ceremonie mortore

 

Nje sulm ajror qe ka goditur kortezhin e një ceremonie mortore në kryeqytetin e Jemenit ka shkaktuar një tragjedi të vërtetë. Bilanci zyrtar flet për 155 persona të vdekur dhe mbi 500 të tjerë të plagosur. 155 persona të vdekur dhe mbi 520 të plagosur është bilanci zyrtar i viktimave të shkaktuar nga një sulm ajror në Jemen. Rebelët shija për këtë fajësojnë avionët e koalicionit suni të drejtuar nga Sauditët. Bombardimi u krye në kryeqytetin Sana, dhe goditi një sallë ku po zhvillohej funeral i babait të një eksponenti të lartë të rebelëve shija, Houthi. Koalicioni i drejtuar nga Sauditët kanë mohuar se janë përgjegjës për tragjedinë. Në një komunikatë, koalicioni ka theksuar se “nuk ka kryer operacione ushtarake në vendin ku po zhvillohej funeral”. “Në të shkuarën kemi evituar bombardime të tilla, pasi nuk kanë qenë kurrë në shënjestrën tonë”. Ministria e shëndetit e qeverisë së rebelëve shija jemenitë që kontrollojnë kryeqytetin e Jemenit, kanë konfirmuar bilancin e viktimave dhe të plagosurve. Në momentin e bombardimit në sallë gjendeshin rreth 2 mijë persona që merrnin pjesë në funerlain e Ali Bin Al Ruvajshan, babit të ministrit të brendshëm të qeverisë së rebelëve. Një dëshmitar ka treguar për televizionin Al Xhazira se avioni ka lëshuar 4 predha në zonën ku po zhvillohej funeral. Mes eksponentëve të lartë të rebelëve shija jemenitë që kanë humbur jetën në këtë sulm, bën pjesë edhe kryetari i bashkisë së qytetit Sana, Abdel Kader Hilal. Rebelët kanë premtuar se do të hakmerren ndaj Arabisë Saudite. .

Artikulli paraprak22 VJEÇARI ME PASURI 260 MIJE EURO,I BLLOKOHEN 9 PALLATE NE DURRES
Artikulli tjetërPENALIZIMI I MJEKEVE,DISKUTOHEN NDRYSHIME NE KODIN PENAL