Tjetër tragjedi në detin Mesdhe për klandestinët. 2 anije të tejmbushura me rreth 500 emigrantë nga Afrika dhe që ishin nisur drejt Italisë, janë mbytur pranë brigjeve libiane duke shkaktuar më shumë se 200 të vdekur. Një zyrtar nga qyteti Zuvara, prej ku ishin nisur anijet , tha se në bordin e njërës ishin rreth 400 persona.

Sipas autoritetve shumë prej tyre ishin bllokuar nën ujë dhe nuk mundën të shpëtonin. Roja bregdetare libiane arriti të shpëtonte 200 prej klandestinëve, pjesa më e madhe e të cilëve u transportuan në një qendër pritje perëndim të Tripolit. Një prej të mbijetuarve tha për Reuters se ishte i vetëdijshëm që udhëtimi do të ishte i rrezikshëm, por nuk kishte asnjë rrugë tjetër.
AUSTRIA ARRESTON 3 PERSONA, PËR VDEKJEN E 71 EMIGRANTËVE

Ministria e Brendshme e Austrisë bëri të ditur se në kamionin e braktisur në autostradën pranë kufirit me Hungarinë u gjetën 71 trupa që besohet se u përkasin emigrantëve. Në një konferencë për mediat në Vjenë, zyrtarët thanë se në mesin e viktimave janë 59 burra, 8 gra dhe 5 fëmijë. Sipas tyre deri tani janë arrestuar tre persona lidhur me tragjedinë. Forcat policore të Austrisë dhe Hungarisë janë duke punuar sëbashku për të gjetur shoferin e kamionit. Tragjedia ndodhi një ditë më parë, kur një patrullë e policisë rrugore austriake zbuloi se në kamionin me targa hungareze, ndodheshin trupat e dekompozuar të klandestinëve. Ndërkohë banorët e qytetit të Ajsendshtadit organizuan një ceremoni për të nderuar viktimat me lule dhe qirinj. Ndërsa mbanin në duar pankarta që lexonin “Mirësevini refugjatë”, organizatorët i bënë thirrje vendeve të BE-së tu siguronin një udhëtim të sigurtë klandestinëve që po kërkojnë një të ardhme në Europë.

Artikulli paraprakBOLT: GATLIN “PAGOI” KAMERAMANIN QË TË MË VRISTE
Artikulli tjetërVITI I RI MËSIMOR, ANGAZHIM NË MALËSINË E MADHE