Një varkë me refugjatë është mbytur në ujrat libianë këtë të premte, duke shkaktuar vdekjen e 100 personave, mes të cilëve edhe fëmijë.
Tragjedi me 100 të mbytur në brigjet libiane. Teksa liderët e vendeve të Bashkimit Evropian vijojnë përplasjet e ashpra për krizën e emigrantëve, në Mesdhe nuk kanë të ndalur tragjeditë.
Një varkë me mbi refugjatë është mbytur në ujrat libianë këtë të premte. Raportohet se varka ndodhej në lindje të Tripolit, rreth gjashtë kilometra në momentet e tragjedisë.
Roja bregdetare libiane gjeti trupat e pajetë të tre fëmijëve, siç duket edhe nga fotot e publikuara nga mediat e huaja, ndërkohë 16 persona të tjerë janë shpëtuar.
Mbi 100 refugjatë rezultojnë të zhdukur. Viktimat ishin të gjithë emigrantë libianë të cilët kishin për destinacion brigjet europiane.