Tragjedi në Mesdhe, mbyten dy anije me 240 emigrantë

Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara tha se 240 refugjatë besohet se janë mbytur në brigjet e Libisë. Anijet ishin nisur nga brigjet e Libisë rreth orë 3 të së mërkurës. Zëdhënësja e UNHCR-së në Itali, Carlotta Sami, tha se 31 të mbijetuar nga dy anije, të cilët kanë arritur në ishullin italian Lampedusa të enjten, kanë njoftuar për fundosjen e anijeve të tyre. Shumica e njerëzve në bord duket se kanë qenë nga rajoni i Afrikës nën-Sahariane. Mbi 4,200 migrantë kanë vdekur këtë vit duke kaluar rrugën e rrezikshme nëpër Detin Mesdhe.

Artikulli paraprakINCIDENTET NE STADIUM,PARTIZANI 4 NDESHJE PA TIFOZE,SKENDEBEU 3 NDESHJE TE TILLA
Artikulli tjetërBERISHA: 7 TON DROGE NE RRESHEN MBROHEJ NGA POLICIA