Gjashtë persona kanë vdekur dhe 18 të tjerë janë lënduar, pasi një makinë Rally doli nga rruga dhe u përplas me spektatorët nga shpejtësia e madhe. 2 gra shtatzëna dhe një djalë 8 vjeç janë konfirmuar mes të vdekurve, dhe 6 të tjerë që janë në gjendje kritike për jetën në spital.
Viktimat u goditën nga makina pasi shoferi humbi kontrollin në garën e qytetit të La Coruna-n në Spanjë. Aksidenti i terrshëm ndodhi rreth orës 8 të mbrëmjes (me orë lokale) së 5 shtatorit 2015, ndërsa dhjetra të tjerë shikonin të shokuar nga ana tjetër e rrugës. Dëshmitarët thonë se panë makinën të dilte jashtë rruge dhe të fluturonte mbi njerëzit. Në rrugë nuk kishte barriera të sigurta për të mbrojtur spektatorët
NJË BRESHËR I FRIKSHËM TRONDIT NAPOLIN
Një breshër i frikshëm ka përfshirë këtë të dielë (6 shtator) qytetin e Napolit në Itali. Breshëri, me përmasa sa një top ping-pongu, ka pushtuar qytetin, me stuhi të fuqishme që ka plagosur dhjetëra persona dhe kafshë, ndërsa ka shkatërruar dhjetëra automjete. Stuhia shkaktoi panik në disa qytete me kokrrat e breshërit aq të fuqishme sa thyen xhamat e dritareve, xhamat e makinave apo tjegullat e shtëpive. Sipas meteorologëve, stuhia erdhi nga Europa Perëndimore, duke përfshirë pjesën më të madhe të gadishullit Italian përgjatë fundjavës. Sipas parashikimeve meteorologjike, ky mot i paqëndrueshëm do të zgjasë edhe përgjatë javës që vjen, me rreshje të vazhdueshme shiu ndërsa në fundjavë moti do të jetë perfekt për t’ju rikthyer sërish plazhit.