Aksidenti targjik i ndodhur mbremjen e se dieles ne Velipoje qe i mori jeten 4 pjestareve te familjes Preka ka prekur mbare njerezit ne Shkoder, Velipoje e me gjere.

Famullitari i Shkodrës Don Vlash Palaj ne nje interviste për Star Plus ka treguar me shume per kete familje qe siç thote ai “kishte gjithmone nje tendence per t’iu afru Zotit”

“Kjo drame kjo tragjedi, i kalon kufijte e familjes Preka, ka goditur rende banoret e Velipojes por edhe shume te tjere qe jane ne kontakt me kete familje.
Personalisht i kam njohur me perpara dhe kam pasur kontakt me kete familje, kam besim te kjo familje se ka pasur perhere nje tendence per t’iu afru zotit dhe forca e zotit nuk do te mungoje

Ne menyre te vecante me shkon mendja tek motrat e famullise se Velipojes te cilet jane kujdesur per ato dy vajza.

E kujtoj shume mire, entuziazmin e Noemit, ate deshiren e saj, per te ardhur ne kishe gjate se shtunes dhe te dieles.

Tragjedia i kalon caqet e nje familje apo nje fisi, nepermjet statusit qe ju keni pare, shume njerez i jane bashkuar thirrjes dhe lutjes per Noemin.

Kam besim tek forca ngushelluese e popullit tone per ti dhene force kesaj familje, dhe lutem qe kesaj familje mos ti mungoje ngushellimi i popullit tone dhe ngushellimi i zotit.
Kjo eshte nje situate e cila nuk ndodh rastesisht dhe nuk mendoj se ishte e shkruar, por nganjehere ndodh.

Ne kishe ne themi se zanafilla e se keqes eshte tek mekati. Nganjehere tejkalimi caqeve, tejkalimi i shpejtesise se duhur, tejkalimi i pijes nganjehere behet edhe kusht vrastar, por c’eshte me e keqja vrastar per jete te pafajshme.

Me kujtohet nje thenie e bukur te cilin e lexosha sa here isha drejt Podgorices, sapo kalon Tuzin, “mos ec me shpejt se jeta” fatkeqesisht ate tabele anes rruges ka disa vite qe e kane hequr,dhe sa here qe kaloj kujtohem se aty ishte ajo tabele me atë thënie te bukur.

Eshte mire se edhe ne te nxitur nga ky rast, te mos harrojme kurre se nese e tejkalojme diku nuk eshte problemi se e pesojme ne ate te keqe te mekatit apo ate te keqe te fatkeqesise, por fatkeqesisht e pesojne ato qe jane me te pafajshem .

Nese kthehena ne kete rast, “mos ec me shpejt se jeta” aty ishin tre femije, dhe vrapimi i tyre nuk eshte i shpejte, e ndoshta kur kena ne makine nje femije, duhet te mbajme ritimin e shpejtesise se tyre, se ato jane pjesa me e bukur e jetes.

Shpresa jone eshte tek Krishti i ngjallur, ajo eshte shpresa e vetme, dhe une besoj se kjo shprese se te gjithe do te jena te gjithe bashke ne mbreterine e tij do te karakterizoje edhe besimin e shpirtit te familjes Preka, dhe dashuria gjithmone do te triumfoje”

Artikulli paraprakNDËRRON JETË EDHE VAJZA 10-VJEÇARE E FAMILJES PREKA
Artikulli tjetërPLAN PËR TERRORIZËM NË VENECIA ZBARDHEN PËRGJIMET E KOSOVARËVE