Personi që mashtroi në Lotarinë Kombëtare në Angli në vitin 2009 është shpallur sot fajtor dhe është dënuar me 9 vite burg.

Edward Putman dhe një punonjës i lotarisë vendosën të krijojnë një biletë fituese false. Ata grisën pjesën e barkodit që të mos kontrollohej nga sistemi.

Por kjo ngjarje solli në një tragjedi pasi 2 personat morën shumën prej 2.5 milionë paundësh patën konflikte mbi ndarjen e tyre.

Kjo solli që Putman të kryente vetëvrasje. Sipas asaj që deklaroi punonjësi që u arrestua, ky i fundit e shantazhonte Putmanin se do të kallëzojë në polici një vepër që ai kishte bërë në vitin 1999.

Sipas tij, Putman përdhunoi një vajzë të mitur në atë kohë dhe punonjësi ishte në dijeni. Gjithashtu përpara se të kryente vetëvrasjen ai fillonte t’i tregojë të gjithë shoqërisë për mashtrimin e bërë.

Ndërkohë bileta e vërtetë që ishte blerë në Worcester nuk u zbulua kurrë.

Artikulli paraprakSPAK ME 8 ANËTARË, MARRIN FORMË TË PRERË VENDIMET EDHE TRE KANDIDATË
Artikulli tjetërMJEGULLA BLLOKON DY MOTRA IZRAELITE NË THETH