QEVERIA DHE REBELËT TËRHEQIN TRUPAT NGA VENDI I RRËZIMIT TË AVIONIT .
Me shume se 190 trupa të pajetë nga totali i 298 personave që ishin në bordin e aeroplanit të “Malaysia Airlines” të rrëzuar në pjesën lindore të Ukrainës, janë tërhequr nga vendi ku kanë mbetur qe prej 17 korrikut.
Agjencitë e lajmeve ruse dhe ukrainase raportojnë se së paku 196 trupa të pajetë janë tërhequr nga zona ku është rrëzuar aeroplani.
Disa raportime thonë se është e paqartë se ku janë dërguar trupat e pajetë, mirëpo Reuters raporton se punonjës të hekurudhave pretendojnë se disa prej trupave janë dërguar në vagona frigoriferë në stacionin e trenit në Torez, rreth 15 km prej vendin ku është rrëzuar aeroplani.
Zëdhënësja e shërbimit të emergjencave në Ukrainë, deklaroi se punonjësit qeveritare dhe rebelët kanë mbledhur 196 trupa, mirëpo ajo tha se rebelët më pas i kanë marrë trupat dhe i kanë dërguar në një vend të panjohur.