Historia e tragjedisë të 21 viteve më parë kur një anije u fundos në ujërat e Otrantos në marsin e vitit 1997 ka shërbyer si një frymëzim për të krijuar operan Katër i Radës ose Fundosja e Anijes.

Kjo vepër muzikore nuk është thjeshtë një shenjë përkujtimi por një përpjekje për të çliruar universin njerëzor të atyre që përjetuan njërën nga shumë tragjeditë e Mesdheut:

atë të një anijeje të vogël shqiptare, të tejmbushur me burra, gra e fëmijë, e fundosur në marsin e vitit 1997 pranë brigjeve italiane. Shkodrani Admir Shkurtaj e ka sjellë këtë opera në teatrin “Migjeni”.

Katër i Radës sjell historinë e një anije të vogël shqiptare, të tejmbushur me burra, gra e fëmijë që u fundos në mars të vitit 1997 pranë brigjeve italiane.

Në aktin e vetëm bëhen bashkë të mbyturit e të shpëtuarit, ata që mbijetuan e ata që humbën, zërat e mendimet e tyre e, mbi të gjitha, udhëtimi i tyre drejt errësirës, plot ankth e dëshira të pakta, ëndrra e frikëra, përhumbje, shfaqje, përkujtime të papritura.

Nga 140 vetë në bord, 81 u mbytën dhe 27 të tjerë nuk u gjetën kurrë. Përveç muzikës nga Admir Shkurtaj libreti është nga Alessandro Leogrande, autor i romanit-reportazh me të njëjtin titull: “Katër i Radës: Mbytja e anijes”.

 

Artikulli paraprakRAMA SULMON KRERËT E PS-SË NË RRETHE
Artikulli tjetërVLLAZNIA GATI PËR SEZONIN E RI NË KATEGORINË E PARË