Janë zbardhur detaje të reja nga tragjedia me dy viktima që tmerroi banorët e Patosit mesditën e sotme.

Vrasja mendohet se ishte e paralajmëruar pasi vetëm tre ditë më parë viktima Manol Rrapaj kishte bërë kallëzim penal për gardianin Martin Skëndaj në Policinë e Fierit.

Denoncimi i 26-vjeçarit erdhi pasi autori Skëndaj së bashku me babain e tij kishin shkuar për të debatuar me të duke pretenduar se Rrapaj i ngacmonte motrën.

Sipas Manol Rrapajt në momentin që kanë shkuar për tu sqaruar babë e bir kishin me vete edhe mjete prerëse.

Pas denoncimin materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit për kanosje,por denoncimi nuk parandaloi tragjedinë pasi gardiani vrau dy kushërinjtë Elis Kapaj dhe Manol Rrapaj në derën e poliklinikës së Patosit.

22 vjeçari Kapaj ndërroi jetë në vend, ndërsa 26 vjeçari Rrapaj fillimisht mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë në spital.
Viktima dhe autori mësohet se kishin shtëpitë përballë njëri-tjetrit.

Artikulli paraprakLEJUAN KULTIVIMIN E KANABISIT, PEZULLOHET SHEFI I KOMISARIATIT LIBRAZHD DHE 9 EFEKTIVË
Artikulli tjetërMESAZHI I PARË I ARBEN KRAJËS: QYTETARËT TË KENË BESIM TE NE. JA KUSH DUHET TË FRIKËSOHET