39-vjeçarja Alma Arrazi, e cila u vetëmbyt në lumin Bunë bashkë me 3 fëmijët e saj si pasojë e dhunës dhe tradhtisë së bashkëshortit, do të prehet në vendlindjen e saj, në qytetin e Durrësit, pranë varrit të nënës.
Familja e nënës, e cila u vetëvra dhe mbyti edhe 3 fëmijët e saj, nuk ka lejuar që 39-vjeçarja të varroset në Shkodër nga familja e bashkëshortit të saj.
Ndërkohë është kryer edhe autopsia në trupin e pajetë të Alma Arrazit në morgun e spitalit rajonal të Shkodrës dhe nuk ka shenja dhune.
Të afërmit e 39-vjeçares janë larguar tashmë drejt Durrësit duke marrë me vete trupin e pajetë ashtu siç kishin paralajmëruar në deklaratat e dhëna edhe pse familja Arrazi janë shfaqur të gatshëm që nusen e shtëpisë ta varrosnin ata duke thënë se kanë të gatshëm katër arkivola dhe duke folur me respekt për të.
Pas tre ditë kërkimesh janë gjetur trupat e pajetë të të gjithë të mbyturve në Bunë.
Kurse Gjykata e Shkodrës vendosi të lërë pas hekurave bashkëshortin Erdgys Arrazi, i cili dyshohet si shkaktar i vetëvrasjes.