Genova- Nis ceremonia shtetërore e homazheve dhe përcjelljes për në banesën e fundit të 18 viktimave të tragjedisë në Genova. Mes viktimave ndodhen edhe trupat e dy të rinjve shqiptarë Marjus Djerri 22- vjeç dhe Admir Bokrina 28 vjeç.

 

Arkivolet e tyre siç duket edhe në fotot e shpërndara në mediat italiane janë mbuluar me flamurin kuq e zi. Në ceremoni mungontin ministrat shqiptarë, si ai i Diasporës, Pandeli Majko ashtu edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Kujtojmë se shumica prej familjeve italiane e refuzuan ceremoninë shtetërore dhe i përcollën privatisht të afërmit e tyre një ditë më parë.

 

Segmenti i shembur nuk ishte vetëm një pjesë e rëndësishme e autostradës, por një rrugë e domosdoshme për jetën e përditshme të shumë njerëzve, një arterie esenciale për zhvillimin e qytetit. Megjithatë, Genova nuk do të dorëzohet”.

 

Kështu u shpreh gjatë predikimit të tij Kardinali Angelo Bagnasco. Në prezencën e Presidentit të Republikës, Sergio Mattarella dhe autoriteteve më të larta kombëtare dhe lokale, Kardinali tha se:

“Rënia e urës Morandi mbi përroin Polcevera ka shkaktuar një boshllëk në zemrën e çdo genovezi. Çdo fjalë njerëzore, edhe nëse është e sinqertë, është pak përballë tragjedisë, si dhe të gjithë drejtësisë që duhet të bëhet. Asgjë që ndodhi nuk kthehet më”,- shtoi ai.

Me një duartrokitje të gjatë është përshëndetur edhe delegacioni i ekipeve të zjarrfikësve teksa hynë në pavionin blu të Fiera di Genova, ku mbahet funerali për viktimat e rëna gjatë shembjes së urës Morandi. Pavioni është i mbushur me njerëz, ka mbi 5.000 pjesëmarrës, ndërsa rreth 400 oficerë po patrullojnë zonën. Gjithashtu janë të pranishëm drejtori menaxhues i Autostrade per l’Italia Giovanni Castellucci dhe presidenti Fabio Cerchiai.

 

Mëngjesin e sotëm numri i viktimave të tragjedisë së Genova-s që ndodhi më 14 gusht, ku një pjesë e urës Morandi u shemb papritur, arriti në 41. Mes rrënojave u gjet një familje. “Tgcom”, bën me dije se bëhet fjalë për familjen Cecala, babai Cristian, nëna Dawna dhe vajza e vogël e tyre, 9vjeçarja Krisatal. Ndërsa forcat e kërkim –shpëtmit janë të angazhuar në punën e tyre, duke vazhduar me gërmimet nën rrënojat, për të katërtën ditë radhazi.

Artikulli paraprakKISHA E LAÇIT SHPËTIM PËR GJITHË NJERËZIMIN
Artikulli tjetërGENOVA, HOMAZHE PËR VIKTIMAT E URËS “MORANDI”