Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tragjedisë në Genova ku humbën jetën dhjetëra njerëz. Ai ka shkruar në italisht në Tëitter duke etiketuar kryeministrin italian Giuseppe Conte.

 

Rama thotë se tragjedia e Genovas ka copëruar zemrën e Shqipërisë dhe se për shqiptarët të gjithë ishin vëllezër dhe motra. “Tragjedia e Genovas ka copëtuar zemrën e Shqipërisë. Ndjekim me ankth orë pas ore bilancin shkatërrues të jetëve të humbura dhe përpjekjet e shpëtimtarëve.

 

Në mesin e rrënojave kishte edhe dy shqiptarë që banonin në Itali, por për ne të gjithë ishin vëllezhër dhe motra @GiuseppeConteIT”, shkruan Rama. Në tragjedinë e ndodhur në Genova humbën jetën 37 persona, në mesin e tyre edhe dy shqiptarë.

 

Njëri prej tyre, Admir Bokrina, nga Oblika e Shkodrës. Ura “Morandi”, prej vitesh është kontestuar nga inxhinierë të ndryshëm për rrezikshmërinë e lartë, megjiathatë nuk u evitua tragjedia.

 

Dy ditë zie janë shpallur në itali në nderim të viktimave të kësaj ngjarjeje tragjike. Ngjarja ka tronditur njerëzit në mbarë botën.

Artikulli paraprakPUKË , FSHATIT LUMZI PAS 27 VITESH I VJEN UJI NË TOKA
Artikulli tjetërTEMPERATURAT MBI NORMALEN DERI NË VITIN 2022