5 marsi është shpallur nga qeveria ditë zie kombëtare në nderim të viktimave që humbën jetën nga aksidenti tragjik i përplasjes së dy trenave në Greqi. Kryeministri Edi Rama thotë se tragjedia e Greqisë është edhe tragjedia jonë.

‘Tragjedia e Greqisë është edhe tragjedia jonë, dhimbja për jetët e humbura në aksidentin e tmerrshëm është edhe jona dhe ky është një nga ato momente jetësore, kur një humbje e madhe tek fqinji të tregon më shumë se sa njëqind gëzime që jetët tona janë të ndërlidhura pazgjidhshmërisht, e se duhet të bëjmë çmos që t’i bëjmë ato sa më të mira, duke bashkëpunuar gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin. Ditën e dielë Shqipëria do të nderojë me një ditë zie viktimat e tragjedisë, duke u bashkuar simbolikisht me Greqinë mike me flamurin kombëtar të ulur në gjysëm shtize.’- shkruan Rama.

Artikulli paraprakASNJË HUMBJE JETE NGA COVID-19, MSH: 14 QYTETARË TË INFEKTUAR NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërSTAR TREND – TAEKWONDO