SHTETASIT SHQIPTARË KTHEHEN NË ATDHE PAS MJEKIMIT NË TIVAR. Mbërrijnë në Shqipëri 30 shtetasit shqiptarë që mbetën të plagosur në aksidentin e se premtes në Mal të Zi.

Rreth orës 17:14 të pasdites ata kanë kaluar pikën kufitare të Muriqanit. Mësohet se një nga katër pacientët të cilët ndodhen në gjendje më të rëndë se të plagosurit e tjerë po mbahet nën mjekim në Mal të Zi. Tre të tjerë, mes tyre dhe një fëmijë u transportuan me autoambulancë. Fëmija mësohet se ka një frakturë në këmbë dhe bashkë me një tjetër të plagosur u nisën drejt spitalit të traumës në Tiranë. Ndërkohë një grua u transportua drejt spitait të Gjirokastrës për mjekim. Ndërkaq një pjesë e mirë e të plagosurve të cilët nuk kanë pasur dëmtime serioze kanë udhëtuar drejt Shqipërisë me makinat e tyre private. Aksidenti i rëndë u regjistrua pasditen e se premtes, në Urën e Mërkotit. Autobusi me 52 turistë shqiptarë, doli nga rruga dhe ra në greminë. Nga aksidenti humbi jetën 25-vjeçarja Orena Kuca.

[iframe width=”300″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/9BvMdZ9om78″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakNJË NGJARJE NË KOPLIK, TJETRA NË BELTOJË, POLICIA NË VENDNGJARJE.
Artikulli tjetërBLLOKU I PALLATEVE “VAU DEJËS”, NISIN PROBLEMET