Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë ku kanë mbetur të vdekur 5 persona.

Bëhet fjalë për një familje, ku prindërit dhe tre fëmijët që po udhëtonin me veturën e tipit BMW, gjetën vdekjen në aksidentin e tmerrshëm që ndodhi rreth një orë më parë në fshatin Biraçë të Suharekës.

Burime brenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur për Express se viktimat e aksidentit janë prindërit me fëmijët e tyre.

“Ne vendngjarje janë ekipe relevante si dhe rruga magjistrale Suharekë-Prishtine do te jete e bllokuar për qarkullim”, thuhet në informatat më të reja të kësaj ngjarjeje.

Besohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia.

Artikulli paraprakPARA TË BURGOSURVE PËR NDIKIM TEK GJYQTARËT, ARRESTOHET POLICI
Artikulli tjetërSHQIPTARI PLAGOSET NË AKSIDENT, BLLOKOHET AUTOSTRADA