Sa prekese por edhe tragjike.Kjo është historia e familjes Kucaj prej 6 anëtarësh në fshatin “Shtoj i Vjetër” të Shkodrës e cila jeton në mjerim.

Shtëpia ku kalojnë ditët është e amortizuar. Kryefamiljari Rexhep Kucaj  tregon se ka kaluar shume peripecira dhe kalvar vuajtjesh në jetë.Në vitin 1993 atij i  mbytet gruaja në lumë  sëbashku me dy kunatat ndërsa po shkonin në mal për të prerë dru. Një vit më vone nipi dhe mbesa vdesin tragjikisht në banesen e tyre që u përfshi nga zjarri.Në vitin 1996 ai martohet sërish. Nga martesa e dytë  djali 18 vjecar humb jetën ne aksident teksa ishte nisur për në punë.Ndërsa vete Rexhepi ka kryer një operacion për shkak të një sëmundje të rëndë  e cila nuk e lejon që të kryejë asnjë punë.Ndërsa 5 milion të vjetra i ka borxh pranë OSHEE. Ai ka edhe një apel për ndihmë Familja Kucaj ka ardhur nga fshati Sumë i Postribës dhe ka zënë vend në fshatin Shtoj i Vjetër në një objekt që dikur shërbente për përpunimin e peshkut.Telat e korentit sipër kokës së tyre rrezikojne djegien e banesës c’ ka do të ishte fatale për këto njerez që fati nuk i deshi asnjëherë.Ata zgjohen cdo ditë me shpresën se një e ardhme e lumtur do të trokase.

Artikulli paraprakÇAHET ARGJINATURA E OBLIKES, 100 FAMILJE RREZIKOHEN NGA PËRROI
Artikulli tjetër90 KUNGIMET E PARA TË FËMIJËVE NË KATEDRALEN E SHKODRËS