Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Angli, ku një 28-vjeçare ka rrahur për vdekje fëmijën e partnerit të saj 16 muajsh.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se 28-vjeçarja Savannah Bunchill, kishte rrahur për disa muaj të voglën deri në atë pikë sa e vogla nuk mundi t’i mbijetoi plagëve të marra dhe për pasojë ka humbur dhe jetën.
Foshnja ka ndërruar jetë në spital pasi kishte humbur shumë gjak, pas këputjes së venave.
Sipas asaj që kanë thënë mjekët lëndimet fatale, sipas tyre, kanë ardhur nga grushtet dhe shkelmat.
Vajza e vogël gjithashtu pësoi fraktura të shumta, duke përfshirë një frakturë të kafkës, e cila për pasojë solli vdekjen e saj.