Nxirren trupat e pajetë të dy fëmijëve të mitur nga liqeni i Prushit, në Tiranë.
Mësohet se polumbarët e RENEA-s, sapo kanë nxjerrë nga liqeni trupat e dy fëmijëve të mitur, të moshave 15 dhe 6 vjeç.
Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e sotme, ku në liqen për t’u larë ishin futur 6 fëmijë, por 2 prej tyre nuk kanë mundur të dalin dot. Dy vëllezërit janë nga zona e Vaqarrit.
Mësohet se kanë qenë një grup fëmijësh, të cilët kapeshin pas një litari në pemë dhe zhyteshin në liqen, prej ku fatkeqësisht dy vëllezërit nuk kanë mundur të dalin.