Aksident tragjik në Iballë të Pukës. Ndahet nga jeta Mark Ndou drejtor i inspektoriatit të mbrojtjes së pyjeve në Shkodër. Mjeti me të cilin po udhëtonte ka dale nga rruga duke bërë që Ndou të humb jetën.
Dy shtetas të tjerë punonjës të pyjores janë dërguar me helikopter drejt Tiranës. Mark Ndou mësohet se ishte nisur për punë drejt Iballes për inspektim në pyje por ka humbur jetën në këtë aksident tragjik.
Prej 7 vitesh ishte në krye të inspektoriatit të pyjeve ndërsa me përpara ka qenë edhe anëtar i këshillit bashkiak të Shkodrës nën siglen e partisë socialiste të moderuar PSM.